MREKULLI/ 5-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat 12 orë pas cunamit (FOTO) – AlpeGossip
MREKULLI/ 5-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat 12 orë pas cunamit (FOTO)

MREKULLI/ 5-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat 12 orë pas cunamit (FOTO)

Besoni në mrekulli? Nëse jo, jemi të sigurt që do të ndërroni mendim pasi të mësoni hitorinë e një vogëlushi, i cili u nxorr i gjallë nga rrënojat pas cunamit që goditi Indonezinë të shtunën në mbrëmje.

Më shumë se 222 persona mbetën të vdekur dhe 800 të tjerë u plagosën pasi një vullkan, i njohur si ‘Child of Krakatoa’ shpërtheu dhe shkaktoi një dallgë gjigande që goditi plazhet rreth Sunda Strait.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm nisi një operacion i madh kërkimesh dhe shpëtimi për të gjetur të mbijetuarit dhe trupat e viktimave.

Dhe për çudi, brenda një makinë që ishte e bllokuar nën një pemë, u gjet një djalë rreth 5 vjeç, i quajtur Ali.

Një polic dëgjoi vogëlushin teksa bërtiste dhe efektivët më pas nxituan në vendin e ngjarjes për të hequr pemën dhe mbeturinat e tjera nga makina, për të nxjerrë më pas 5-vjeçarin.

Fotoja e vogëlushit i kapur pas krahëve të oficerit që e shpëtoi po bën xhiron e internetit.

Nuk është e qartë nëse dikush tjetër ishte në makinë me Ali-un, por i vogli është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë.

Një efektiv ka publikuar në Instagram videon e vogëlushit që dëgjohet teksa qan dhe kërkon ndihmë. Për më tepër mund të shihni pamjet!