FANSAT ZBULOJNË GJITHÇKA/ Nicki Minaj dhe Kenneth Petty janë martuar në fshehtësi? - AlpeGossip
FANSAT ZBULOJNË GJITHÇKA/ Nicki Minaj dhe Kenneth Petty janë martuar në fshehtësi?

FANSAT ZBULOJNË GJITHÇKA/ Nicki Minaj dhe Kenneth Petty janë martuar në fshehtësi?

Nicki Minaj i habiti të gjithë fansat e saj kur quajti Kenneth Petty bashkëshortin e saj dhe së fundmi burime pranë ‘Hollywoodlife’ kanë treguar se dyshja mund të jetë martuar në fshehtësi. Megjithatë reperja i ka mohuar të gjitha këto lajme, duke thënë se e tha atë fjalë thjeshtë për të treguar një marrëdhënie serioze me Kenneth.

Minaj ka theksuar se lidhja qe ka me Petty nuk është diçka fizike, por ndihet e sigurt që ka gjetur njeriun e duhur, i cili e bën këngëtaren të ndihet e fuqishme.

Nicki e ka njohur Kenneth që në moshën 14-vjeçare, por vetëm para pak kohësh ata nisën një marrëdhënie bashkë dhe janë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.