NA FALNI ÇUNA/ Gocat shqiptare e kanë “MYT” muzikën në 2018. Risi jo vetëm klikime… (VIDEO) – AlpeGossip
NA FALNI ÇUNA/ Gocat shqiptare e kanë “MYT” muzikën në 2018. Risi jo vetëm klikime… (VIDEO)

NA FALNI ÇUNA/ Gocat shqiptare e kanë “MYT” muzikën në 2018. Risi jo vetëm klikime… (VIDEO)

Dhe këtu nuk po flasim për klikime, por për risi. Ndërkohë që çunat vazhdojnë “I bien në një vrimë fyellit” duke u kënduar b*thëve, makinave e mafias dhe duke iu rikthyer të njëjtave ritme e melodi me të cilat kanë eksperimentuar edhe më parë, gocat janë në pararojë përsa u përket trendeve të fundit si në Shqipëri, ashtu edhe në botë.

Dua Lipa tashmë është një nga këngëtarët më të mira të brezit të saj në botë dhe dy hitet e fundit të saj “IDGAF” dhe “One kiss” e kanë kthyer muzikën botërore në vitet 80-të më shpejt se makina e kohës.

Era Istrefi nga ana tjetër a.k.a shqiptarja e vetme që çau botën nëpërmjet Youtube-t, po sheh më në fund një dritë të bardhë në fund të tunelit të eksperimentimeve nga menaxhimi i UltraMusic. Pas pjesëmarrjes në treshen e këngës zyrtare të Kampionatit Botëror të Futbollit, në krah të Will Smith dhe Nicky Jam, tashmë ajo po ngul këmbët fortë në reggae, duke qëndruar si në muzikë ashtu edhe në klipe, në vendlindjen e Bob Marleyt (mbretit të Reggaes) Jamaica. Me këtë rast, Istrefi forcon jo vetëm pozicionin e saj në muzikën botërore, por edhe të Jamaica-s e Reggaes, që ishte pothuajse e braktisur dekadën e fundit.

Nuk është e tepërt që nëse s’e kemi bërë më parë, në 2018-ën ta kurorëzojmë Elvana Gjatën si The Queen of Pop të të gjithë trevave shqiptare. Asnjë artist tjetër mashkull ose femër ka arritur suksesin e këngëtares në këtë vit. Artistja e lindur në Tiranë, ridimensionoi muzikën shqiptare dhe në të gjitha prodhimet e saj solli risi, duke nisur nga albumi “3” që jo vetëm riktheu kantautorin e munguar Pirro Çako, por e bëri muzikën qytetare shqiptare të dëgjohej edhe nga millenials-at dhe fansat e KPOP-it.

Më pas “Ku Vajti”, prezantoi Elvanën performuese në një klip të standarteve ndërkombëtare dhe me një “beat” që mund të klasifikohet në “trend-setters” të 2018-ës.

Askush si ajo nuk theu brenda një 6-mujori rekorde shikueshmërie me 8 hite të një pasnjëshme për ta mbyllur këtë verë me supër-hitin (me 21 milionë klikime momentalisht) “Mike”, ku Elvana tregoi fuqinë e saj jo vetëm si këngëtare me një nuhatje fantastike, por edhe si mbështetëse e artistëve më të rinj, duke ri-prezantuar në treg, fituesin e “Best New Artist” të Kënga Magjike, Xhon Shahu, i cili tashmë ka derën e hapur për suksese të tjera solo falë bashkëpunimit me Elvanën dhe Ledrin në “Mike”.

Bashkëpunimi i Elvanës me një artist relativisht të panjohur që ka një peshë të rëndësishme në këngë , krahas një të famshmi se Ledri, kaloi me miliona klikime edhe bashkëpunimin e dy meshkujve më të fuqishëm të muzikës pop-hip/hop në ditët e sotme Alban Skënderaj dhe Noizy. Elvana momentalisht është artistja më e shtrenjtë dhe e para në trevat shqiptare që krijoi një koncept të ri turnesh, ku ashtu si artistet në botë, ajo paraqitet me një setlist të organizuar dhe me koreografi, skenografi dhe kostumografi të përcaktuar.

Nga ana tjetër, djemtë e rrepit këtë vit duhet të ndihen në rrezik nga një prurje shumë e talentuar. Tanya, e cila në fillim u prezantua nga bashkëpunimi me Don Phenom në “Columbiana”, tashmë me “Shqipe” ajo është stabilizuar si rrepistja më e mirë femër. Tanya ndjek trendin e Cardi B, rrepistja amerikane që në fund riktheu femrat në tregun e hip-hopit, fuqia e së cilave kishte munguar që nga vitet 2000 ku mbizotëronin Missy Elliot apo Lil’ Kim. Tanya është seksi, e egër, “e pacipë” në atë që thotë duke sjellë një imazh të ri femëror, të vajzës që nuk ka frikë të thotë mendimin e saj ndaj djemve, krijon vetë jetën dhe stilin e saj pa “u tut” nga ajo çfarë mendojnë rreth e rrotull dhe për më tepër ka një flow fantastik dhe siç e dëshmoi në një episod të programit “NIN” në Klan Kosova, është e aftë të bëj freestyle. Pra një talent i lindur.

Kida nga ana tjetër vazhdon të jetë një histori suksesi nën menaxhimin e ZappnChris On Records. Hiti i saj “Bileta” është një dashuri me dëgjim të parë. 21-vjeçarja me trupin petite, nuk është më “e vogla” e pop-it, por momentalisht ajo është një nga prurjet më të mira të Kosovës dhe nga këngëtaret më stylisht në showbiz.

2018 ka qënë një vit i mbarë edhe për Dhurata Dorën e cila fuqizoi pozicionin e saj me bashkëpunimin me Flori Mumajesin “Si trëndafil”. Hiti i saj i verës “Jake jake” ka kapur 14 milionë klikime brenda një muaji, duke e renditur në 10 artistët të klikuar të sezonit.

Ndërkohë që djemtë e muzikës vazhdojnë edhe këtë vit eksperimentojnë me xhirime në vende të ndryshme të botës (Këtë vit kishim Firencen, Dubain, Kubën etj) apo upgrade-n koreografitë duke përfshirë edhe kërcimtare me ngjyrë apo dhjetëra figurantë, artistet femra patën vetëm besim tek vetja apo miqtë e tyre për të realizuar klipe që do të mbahen mend gjatë.

Enca ishte aktore në klipin e saj “Dua” dhe e para që përfshiu edhe një skenë të nxehtë (të shumëpërfolur) ku ajo puth të dashurin e saj të martuar. Dafina mblodhi shoqet dhe realizoi një klip të tërë buzë një lumi, ku mjaftoi thjesht pjesëmarrja, karizma e tyre dhe stili nonchalant. Nora Istrefi në klipin “As ni gotë” jo vetëm tregoi një formë të llahtarshme fizike, por edhe lëvizje të reja koreografike, nën kujdesin e kërcimtares Klaudia Pepa.