“ROMEO DHE DONALDI FLENË VETËM 4 ORË”/ Mariana Kondi zbulon të pathënat e binjakëve Veshaj për spektaklin e ri – AlpeGossip
“ROMEO DHE DONALDI FLENË VETËM 4 ORË”/ Mariana Kondi zbulon të pathënat e binjakëve Veshaj për spektaklin e ri

“ROMEO DHE DONALDI FLENË VETËM 4 ORË”/ Mariana Kondi zbulon të pathënat e binjakëve Veshaj për spektaklin e ri

Para disa javësh dy binjakët, Romeo dhe Donald Veshaj, konfirmuan se do të rikthehen në ekranin e Vizion Plus me një spektakël të ri. Spekatkli i tyre do të mbajë emrin “Binjakët Show” dhe është mësuar se ata nuk do të jenë vetëm.

Përkrah binjakëve do të jetë edhe aktorja e humorit, Mariana Kondi dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë ajo. Pas largimit nga emisioni në televizionin “Klan” Mariana shumë shpejt do të shfaqet në këtë spektakël. E ftuar sot në emisionin “ABC e Pasdites”, aktorja ka treguar se dy binjakët po punojnë shumë për këtë projekt të ri dhe se bëjnë vetëm 3-4 orë gjumë.

“Me kuzhinën kot sa e përmende në fakt. Po unë jam me binjakët. Aty ku është rinia, aty ku janë të rinjtë shtë fat i madh, pasi shkëmbehet eksperienca e bukur me njëri-tjetrin. Ata punojnë shumë të dy, shkruajnë materialet dhe me ç’kam marrë vesh ato janë gjjithmonë me 3-4 orë gjumë”, u shpreh Kondi.