“NUK JAM AS BURRË AS GRUA”/ Këngëtari i famshëm bën deklaratën befasuese për gjininë – AlpeGossip
“NUK JAM AS BURRË AS GRUA”/ Këngëtari i famshëm bën deklaratën befasuese për gjininë

“NUK JAM AS BURRË AS GRUA”/ Këngëtari i famshëm bën deklaratën befasuese për gjininë

Këngëtari i famshëm britanik Sam Smith, ka folur për gjininë dhe sfidat që ka kaluar për ta pranuar trupin e tij ashtu siç është.

26-vjeçari foli hapur në një intervistë me Jameela Jamil të premten. Moderatorja e pyeti këngëtarin Smith se çfarë kuptimi ka për të, të qenit pa gjini.

View this post on Instagram

Full Moon Fashion

A post shared by Sam Smith (@samsmith) on

“Ti nuk identifikohesh me një gjini. Ti je vetëm ti dhe je krijim special. Kështu e kuptoj unë. Unë nuk jam as burrë e as grua. Mendoj se qëndroj diku në mes”, ka thënë Sam.

“Unë gjithmonë kam qenë në luftë mes mendjes dhe trupit”, shtoi këngëtari.

Ai ka bërë heqje dhjami kur ishte 12 vjeç. E ëma e çoi te doktori dhe zbuloi se trupi i tij prodhonte nivele të mëdha të estrogjenit, duke bërë që t’i rritej gjoksi.

View this post on Instagram

POW 💥 @i_weigh @jameelajamilofficial

A post shared by Sam Smith (@samsmith) on