Pamja e re është thjesht “çmenduri”/ Kim Kardashian transformohet sërish (FOTO) – AlpeGossip
Pamja e re është thjesht “çmenduri”/ Kim Kardashian transformohet sërish (FOTO)

Pamja e re është thjesht “çmenduri”/ Kim Kardashian transformohet sërish (FOTO)

Kim Kardashian sfidoi motrën e saj Kylie Jenner mbrëmjen e së mërkurës, pasi u shfaq rrugëve të Miami-t me një paruke ngjyrë jeshile neoni.

37-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në “Instagram”, fiksimin e ri të flokëve, teksa ekspozonte linjat e trupit në fustanin e saj të ngushtë. Nëna e tre fëmijëve shijoi një mbrëmje jashtë me mikeshën e saj Larsa Pipper dhe vendosi që të shëtiste vetë me makinë dhe t’ia linte ditën pushim shoferit të saj.

“Fillimisht, unë po i jap makinës në Miami. Dhe nëse dikush më njeh mua, e di shumë mirë se unë e adhuroj të jem në timon.” – thotë Kim Kardashian, në videot e postuara në “Insta Story”.

Dhe kur je Kim Kardashian West normalisht që do të kombinosh makinën me ngjyrën e flokëve, ndaj ylli i reality show-t “Keeping Up With The Kardashians” ndërroi makinën Lamborgini të bardhë me një tjetër në ngjyrë jeshile neoni.