Nga udhëtimet sekrete tek komentet/ Detajet që dëshmojnë se Kiara dhe Butrinti janë në një lidhje (FOTO) – AlpeGossip
Nga udhëtimet sekrete tek komentet/ Detajet që dëshmojnë se Kiara dhe Butrinti janë në një lidhje (FOTO)

Nga udhëtimet sekrete tek komentet/ Detajet që dëshmojnë se Kiara dhe Butrinti janë në një lidhje (FOTO)

Mjaftoi një puthje në faqe në emisionin “Top Select” thuajse dy vite më parë që në rrjetet sociale dhe në portale të shpërndahej me shpejtësi lajmi se mes moderatores Kiara Tito dhe këngëtarit Butrint Imeri kishte diçka më shumë se thjesht shoqëri.

Intervista e athershme u interpretua si një flirt i hapur mes dy personazheve, të cilët në muajt në vazhdim vetëm sa i hodhën më shumë benzinë zjarrit të thashethemeve. Por, teksa ata gjatë këtyre dy viteve e kanë mohuar se mes tyre ka diçka, detajet e shumta që i lidhin bashkë tregojnë tërësisht të kundërtën.

“Bella”

Kënga me titullin “Bella” është padyshim një prej më të suksesshmeve në repertorin e Butrint Imerit dhe në momentin që ai i komentoi pikërisht këtë fjalë Kiarës në një foto në Instagram, gjithçka u bë e qartë.

Konfirmimi nga “vjehrra”

Pas komentit të Butrintit, fansat e tij të shumtë vërshuan në profilin e Kiarës me ofendime të shumta, ndërkohë që një e afërme e saj i komenton se vetëm atëherë e kishte kuptuar se këngën në fjalë Buitrinti e kishte shkruar për të. Këtij komenti i përgjigjet pikërisht nëna e Kiarës, e cila shprehet: “Pse nuk e dije ti? Po moj xhenem, për atë e ka shkruar!” kaq ka mjaftuar që fansat e Imerit të nervzohen edhe më shumë, ndërkohë që e ëma e Kiarës u shkruan: “Opo plasni nga inati se nuk ka për ta fshirë komentin Trinti!” Trinti? Mesa duket nëna e moderatores dhe këngëtari jo vetëm që janë njohur po kanë dhe një marrëdhënie mjaft të afërt.

 

Postimet tradhtare

 

Vetëm pak kohë pas lëmshit me komente në Instagram, Kiara dhe Butrinti dalin zbuluar me një tjetër detaj.

Në muajin mars mesa duket dyshja ishte së bashku me pushime në një hotel luksoz jashtë Shqipërisë dhe pasi Butrinti postoi foton e parë, një video super sexy e Kiarës në pishinën e hotelit zbuloi përfundimisht se ata po pushonin së bashku.

 

Mat!

Për dy personazhe të famshëm, në dy vende kaq të vogla si Shqipëria dhe Kosova është thjesht e pamundur të fshihesh dhe Butrinti me Kiarën nuk ia kanë dalë dot t’i shpëtojnë syve kureshtarë dhe janë fotografuar dy herë së bashku në Prishtinë, njërën prej të cilave pikërisht në kohën kur përflitej se ata ishin ndarë. Megjithatë në foton e dytë, Kiara është shprehur se vajza në foto nuk është ajo.

Matchy-Matchy

Pas mohimeve të shumta nga ana e tyre, zërat për lidhjen e Imerit me Titon dalëngadalë po shuheshin, por një tjetër detaj në fotot e tyre në Instagram bëri të qartë se ata vijojnë të jenë bashkë, ndonëse nuk ndiqen në rrjetet sociale. Një byzylyk me rruaza të zeza dhe të gjelbra që fillimisht u pa në një foto të Butrintit në muajin korrik, vetëm një ditë më vonë u pa dhe në një foto të Kiarës. Ka nevojë për konfirmime të tjera?