Aspak femërore për një Dukeshë/ Zakonet e këqia të Meghan Markle janë njësoj si edhe tonat (FOTO) – AlpeGossip
Aspak femërore për një Dukeshë/ Zakonet e këqia të Meghan Markle janë njësoj si edhe tonat (FOTO)

Aspak femërore për një Dukeshë/ Zakonet e këqia të Meghan Markle janë njësoj si edhe tonat (FOTO)

Ndoshta nuk e dini, por Meghan Markle nuk ishte vetëm një aktore shumë e talentuar por në të njëjtën kohë, edhe një blogere shumë e zonja, e cila ndante këshilla në lidhje me udhëtimet, modën, ushqimin me fansat e saj përmes blogut “The Tig”. (Quhet Tig, sepse është shkurtimi i emrit të verës së preferuar italiane Tinganello)

Normalisht që e merrni me mend se blogu nuk ekziston më sepse Meghan, i përket familjes mbretërore, por “Cosmopolitan” ka arritur të zbulojë një shkrim të saj në 2016 ku shprehte se cilat ishin pritshmëritë e saj për vitin e ardhshëm, duke përfshirë këtu edhe zakonet e saj të këqija. Sigurisht, që ne të gjitha e gjejmë vetem tek të tilla zakone që nuk janë aspak të përshtatshme për një Dukeshë!

“Merr pjesë në një maratonë vrapimi. Mos ha më thonjtë. Mos shaj me fjalë të pista. Praktiko frengjishten. Këto janë pritshërshmëritë e mia për vitin e ardhshëm (çdo vit thuajse). Maratona nuk ka ndodhur. Ndërsa e shara vjen si qetësim pas shumë orësh punë, ose thjesht kur kthej disa gota më shumë” – shkruante Meghan Markle në vitin 2016.

Shpresojmë shumë që Meghan, t’ia ketë dalë t’i mbajë këto premtime sepse do të ishte shumë e çuditshme t’i shpëtonin fjalë jo të përshtatshme përpara Mbretëreshës Elisabeth, ose ndonjë anëtari tjetër të familjes mbretërore.

Gjithashtu, edhe me kafshimin e thonjve, për të cilën është shprehur më herët: “Ndodh kur jam në avion, ose gjatë një dite shumë stresuese. Është diçka jo femërore! Po kështu, është edhe e shara. Oh, dreq!”

Familje mbretërore, zonja e zotërinj! Njësoj si edhe ne