Në qendër të vëmendjes për ndarjen nga partneri, Eneda Tarifa: Jam e plotësuar nga… – AlpeGossip
Në qendër të vëmendjes për ndarjen nga partneri, Eneda Tarifa: Jam e plotësuar nga…

Në qendër të vëmendjes për ndarjen nga partneri, Eneda Tarifa: Jam e plotësuar nga…

“Ndihem shumë mirë, e plotësuar”. Kështu është shprehur këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Eneda Tarifa për emisionin “Jo vetëm modë”.

Ajo ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes nga mediat rozë, po ashtu edhe nga publiku, për ndarjen e saj nga partneri Erjon Zaloshnja, me të cilin kishte 18 vite bashkë.

Më herët në një intervistë Eneda është shprehur se historia me ish-partnerin e saj ka qenë e bukur dhe shumë interesante.

Ata gjithashtu prej vitesh ishin bashkëpronarë të një club-i të njohur në Tiranë, ku tashmë këndon vetëm Zaloshja, ndërsa Tahiri këndon live në një club tjetër po në kryeqytet.

Çifti ka edhe një vajzë 5-vjeçare, e cila që pas ndarjes është nën kujdestarinë e të ëmës.

“Sigurisht që doja të isha 24 orë me të, pasi është një fëmijë shumë i zgjuar, më kupton si një e rritur, më justifikon. Jam e bekuar”, tha Eneda.

Ndërsa e pyetur për projektet e reja, këngëtarja shtoi: “Për momentin nuk kam ndonjë dëshirë që të marr në festivale, por që po merrem me projekte personale e shumë shpejt do të jem me një klip të ri”.