Reperi i njohur Lumi B është mjaft aktiv në rrjete sociale ku numëron mbi 300 mijë ndjekës. Ai bën postime nga më të ndryshmet dhe sot përmes një fotoje të publikuar ka treguar se e shoqja feston ditëlindjen.
Lumi B ka postuar një foto të saj duke buzëqeshur dhe e ka uruar me një fjali të vetme por shumë të gjetur, me anë të së cilës i ka shprehur gjithë dashurinë e tij. ‘Gëzuar ditëlindjen për gjysmën time më të mirë, të dua!’,- ka shkruar ai.
Nuk është e para herë që reperi publikon foto të gruas ose me gruan, ai e ka treguar gjithmonë lidhjen e ngushtë që ekziston mes tyre ndonëse ajo është shumë natyrë xheloze, siç tregoi Lumi B në emisionin ‘Shiko kush luan.’