BRENDA SHTËPISË SË XHEMIT/ Moderatorja mbledh VIP-at për darkë – AlpeGossip
BRENDA SHTËPISË SË XHEMIT/ Moderatorja mbledh VIP-at për darkë

BRENDA SHTËPISË SË XHEMIT/ Moderatorja mbledh VIP-at për darkë

Moderatorja e dashur për publikun Xhemi Shehu është shumë aktive në rrjetet sociale. Bukuroshja ka miq të shumtë të cilët e vizitojnë shpesh.  Një ndër to është edhe moderatorja Orinda Huta dhe bashkëshorti i saj Turjan Hyska.

Ka qenë Xhemi ajo e cila ka postuar në instagram një foto nga kuzhina e saj ku duken duke festuar vetë moderatorja, Orinda dhe mikesha e tyre Migena Merdani. Të treja shihen duke qeshur dhe me gota në duar.

Ky moment është postuar edhe nga Orinda në instagramin e saj duke e pasuar më vonë me pjekjen e gështenjave.

Orinda dëgjohet të thotë në video: “Mbaroi vera, tani është koha e gështenjave, për t’i pjekur në stufë.

Pas pjekjes së tyre ka pasuar edhe darka, e cila ka mbledhur së bashku përveç tre mikeshave, edhe Turjanin dhe Edmond Stafën, i cili ka postuar edhe foton. Nuk dihet se përse janë mbledhur të gjithë në një darkë, por ajo që ka rëndësi është fakti se kanë kaluar momente të lumtura.