ENCA PJESË E FILMIT ”I LOVE TROPOJA”/ Reagimi i arabëve do t’iu bëjë të qeshni me lot – AlpeGossip
ENCA PJESË E FILMIT ”I LOVE TROPOJA”/ Reagimi i arabëve do t’iu bëjë të qeshni me lot

ENCA PJESË E FILMIT ”I LOVE TROPOJA”/ Reagimi i arabëve do t’iu bëjë të qeshni me lot

Siç tashmë është bërë e ditur, këngëtarja e njohur Enca Haxhia, i ka hyrë kinemasë dhe ajo është një ndër protagonistet e filmit ‘I love Tropoja’ nga Ermal Mamaqi.

Enca ka zbuluar se aktrimi ka qenë për të një ëndërr në sirtar dhe më në fund ka vendosur ta bëjë realitet. Fansat e saj padyshim janë habitur pasi asnjë nuk ka qenë në dijeni të këtij talenti nga ana e këngëtares. Përpos fansave shqiptarë, arabët çmenden pas Encës. Ato i komentojnë në foto dhe po ashtu i shkruajnë mesazhe nga më të ndryshmet. Aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi, ka menduar të bëjë një ‘meme’ pikërisht në lidhje me këtë.

Ai ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilës ka zbuluar reagimin e arabëve kur kanë mësuar se Enca do jetë pjesë e filmit. “Besoj kemi për ti nxjerrë lekët e tua shumë shpejt me ktë tregun e ri”, ka shkruar ai krahas memes.