ZBULOHET PREJARDHJA/ Demaskohet këngëtarja e famshme serbe: Është shqiptare por ka ndërruar identitet (FOTO) – AlpeGossip
ZBULOHET PREJARDHJA/ Demaskohet këngëtarja e famshme serbe: Është shqiptare por ka ndërruar identitet (FOTO)

ZBULOHET PREJARDHJA/ Demaskohet këngëtarja e famshme serbe: Është shqiptare por ka ndërruar identitet (FOTO)

Mina Kostiç është një nga këngëtaret më të njohura në Serbi dhe ndër më të komentuarat për pamjen provokuese. Mirëpo së fundmi mediat serbe kanë zbuluar prejardhjen e vërtet të saj.

Mina ka ndërruar emër e mbiemër, por dikur quhej Minire Jashari dhe këtë emër ka mbajtur deri në moshën 19-vjeçare.

Thuhet se këngëtarja i ka prindërit shqiptar, gjë që e ka pranuar edhe vetë duke u shprehur se babain e ka nga Ferizaj ndërsa nënën nga Peja.

Mina e ka mohuar se dikur ka pasur emrin Minire Jashari, por e ka pranuar se e ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin e vërtet.

“Është e vërtetë se në moshën 19-vjeçe e kam ndërruar emrin dhe mbiemrin, pastaj kam shkuar në kishë dhe jam konvertuar dhe kryqëzuar. Por nuk e kam pasur emrin Minire Jahsari. Këto janë gënjeshtra. Babai im ishte nga Ferizaji, ndërsa mamaja nga Peja, pra jam me prejardhje nga Kosova. Por unë jam kryqëzuar”, ka deklaruar këngëtarja gjatë një interviste.

Burimi: Gazetaexpress