A ËSHTË E NEVOJSHME TË PËRDORIM TONIFIKUES? Gjithçka që duhet të dini për këtë produkt bukurie – AlpeGossip
A ËSHTË E NEVOJSHME TË PËRDORIM TONIFIKUES? Gjithçka që duhet të dini për këtë produkt bukurie

A ËSHTË E NEVOJSHME TË PËRDORIM TONIFIKUES? Gjithçka që duhet të dini për këtë produkt bukurie

Me shumë mundësi mund ta keni dëgjuar termin “tonifikues” të përflitet kur njerëzit diskutojnë për përkujdesjen e fytyrës së tyre.Ndoshta është pjesë edhe e rutinës tuaj por mund të mos jeni dhe aq të sigurt se si funksionon.Tonifikuesit kanë shkaktuar mjaft konfuzione në botën e bukurisë por së fundmi ata kanë përmirësuar  bukurinë koreane dhe janë rikthyer në “lojën” e përkujdesjes së lëkurës.

Çfarë është tonifikuesi në të vërtetë?

Tonifikuesi është i ngjashëm me ujin por është i pajisur me më shumë molekula hidrogjeni dhe oksigjeni.Ai gjithashtu mund të përmbajë dhe përbërës të tjerë si acid salicilik,trëndafil dhe të tjerë përbërës esencialë të kujdesit të lëkurës në varësi të nevojave të saj.

Si përdoret tonifikuesi?

Koha më ë mirë për ta përdorur tonifikuesin është direkt pas larjes së lëkurës pasi ai balancon pH e saj.Gjithashtu mund të përdoret dhe para se të aplikohet make up-i.

Për ta aplikuar atë mund të lagni një pambuk dhe ta vendosni drejt e në lëkurë.Kur lëkura është e lagur ajo mund t’i përthithë përbërësit më mirë duke bërë që ato të depërtojnë më thellë në epidermë.

Kur duhet përdorur tonifikuesi?

Tonifikuesi mund të përdoret si në rutinën e mëngjesit po ashtu dhe në atë të pasdites.Ai është hapi i parë në rutinën e hidratimit dhe hapi i fundit në rutinën e pastrimit.

Gjithashtu është e rëndësishme që të zgjidhet toniku i duhur në varësi të llojit të lëkurës.Nëse keni lëkurë të yndyrshme ose mikse rekomandohet të përdoret një tonik me formulën e vajit të pemës së çajit i cili ka veti antibakteriale dhe i jep fytyrës pamje mat ndërsa për lëkura sensitive këshillohet një tonifikues që përmban trëndafil ose kamomil të cilët hidratojnë lëkurën dhe nuk e irritojnë atë.

/AlpeNews.al