70 VITE DIFERENCË/ Adoleshenti përdhunon dhe rreh për vdekje të moshuarën – AlpeGossip
70 VITE DIFERENCË/ Adoleshenti përdhunon dhe rreh për vdekje të moshuarën

70 VITE DIFERENCË/ Adoleshenti përdhunon dhe rreh për vdekje të moshuarën

Dëgjojmë pothuajse çdo ditë raste përdhunimi ose vrasjesh nga pedofilë, por që një adoleshent të përdhunojë një të moshuar, këtë nuk e dëgjon çdo ditë.

Një 14-vjeçar është dënuar si adult për përdhunimin dhe vrasjen e një të moshuare 83-vjeçare.

Tyrone Harvin, i cili kur kreu krimin ishte 13-vjeç, akuzohet se i ka marrë jetën 83-vjeçares, Dorothy Mae Neal në shtëpinë e saj dhe është larguar duke menduar se ajo kishte vdekur.

E moshuara u gjet në apartamentin e saj pa ndjenja dhe dukej të ishte abuzuar seksualisht. Por, kur u përmend në spital, ajo mohoi të ishte abuzuar.

Zonja Dorothy u gjet nga policia pasi një fqinje ishte shqetësuar që nuk e kishte parë në lagje prej ditësh. Ajo ndërroi jetë në spital dhe pas autopsisë u zbulua që, edhe pse ajo e mohonte, ishte abuzuar seksualisht nga adoleshenti.

Tyrone Harvin akuzohet për vrasje me paramendim, përdhunim dhe ushtrim dhune.