Tashmë ai renditet ndër grimierët kryesorë që përcaktojnë trendet më të fundit të make up-it. Ai mund të cilësohet si “babai i konturimit”, sepse ka qenë ndër të parët që filloi të përdorte teknikën e konturimit në make up.
Në një kohë shumë të shkurtër të gjitha vajzat në mbarë botën e përqafuan menjëherë këtë trend. Megjithatë mesa duket “epokës së konturimit” i ka ardhur fundi dhe tani duhet të njiheni me trendet e reja të make up-it. Në një intervistë për “Style Exclusive” Mario ka thënë se tani duhet të shkojmë drejt look-ut natyral dhe me shkëlqim. Ai ka treguar se mund të përdorni highlighter-in në të gjithë fytyrën dhe në pjesën e dekoltesë për një shkëlqim të butë.
Mario ka shtuar se make up-i që Meghan Markle kishte zgjedhur në dasmën e saj ishte fantastik dhe ishte një mënyrë e mirë për të treguar se dhe natyralja është e bukur. Dedivanovic ka thënë se kjo është shumë herë më praktike se sa të krijosh një fytyrë si skulpturë.