I VIHET KUNDËR SE FTOI DEMBACAJN NË EMISION/ Rudina Magjistari i kthehet ndjekëses: Boll tani… (FOTO) – AlpeGossip
I VIHET KUNDËR SE FTOI DEMBACAJN NË EMISION/ Rudina Magjistari i kthehet ndjekëses: Boll tani… (FOTO)

I VIHET KUNDËR SE FTOI DEMBACAJN NË EMISION/ Rudina Magjistari i kthehet ndjekëses: Boll tani… (FOTO)

Moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ishte pasditen e së premtes në një lidhje direkte për emisionin “Rudina”. Ajo tregoi si po i tregon ditët e karantinës, pranë Markut dhe familjarëve të tij.

Moderatorja e emisionit, Rudina Magjistari ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një video nga intervista me aktoren, ku ajo tregon si po ia del vogëlushja e saj Viktoria gjatë ditëve të karantinës. Mirëpo kjo video nuk është pritur mirë nga ndjekësit e moderatores të cilët kanë shpërthyer në komente negative.

“Rudina a mund ta di cili është mesazhi që përcjell duke nxjerrë për të disatën herë këtë vajzën në tv? Në këto ditë të vështira që po kalon globi, kujt i plasi sa katëshe e ka vilën ai apo ajo?

Mos vallë do të përcjellësh shembullin e një bashkëjetese të mirë mes fëmijëve nga martesa të mëparshme? Të siguroj që nuk është ky…më vjen shumë keq pse duhet të marrësh ti kaq shumë kritika po sinqerisht kur përsëritet gabimi nuk falet”, i shkruan një ndër ndjekëset.

Ndërkohë nuk ka munguar një përgjigje nga Rudina, e cila shkruan se aktorja Dembacaj i di vetë hallet e veta dhe është jeta e saj, si rrjedhojë mundet të bëjë ç’të dojë.

“Kush jeni ju që i bëni gjyqin tjetrës, moj zonjë? Është jeta e vet dhe i di vetë hallet e veta. Po, ka edhe kështu vendimesh në jetë, kur martesa nuk funksionon. Mos nuk keni dëgjuar herë tjetër? Boll tani, se po e teproni.

Lërini njerëzit e lirë dhe shihni punët tuaja dhe nëse do të kalosh pak kohë ndryshe këto ditë të vështira, shih programin. Nëse jo, shko zgjidh hallet e tua, se s’ta ka fajin njeri për to. Sa për shembujt, mos u bëni merak: modeli më i mirë për fëmijët e tu jeni ju vetë. Veten tuaj kini kujdes!”, ka replikuar Rudina.