“DITA MË DEPRESIONUESE E VITIT”/ Fiori Dardha sfidon “Hënën Blu” me fjalët më motivuese – AlpeGossip
“DITA MË DEPRESIONUESE E VITIT”/ Fiori Dardha sfidon “Hënën Blu” me fjalët më motivuese

“DITA MË DEPRESIONUESE E VITIT”/ Fiori Dardha sfidon “Hënën Blu” me fjalët më motivuese

Siç e keni marrë vesh nga media që prej ditës së djeshme, rreth orës 5 të mëngjesit ka ndodhur eklipsi i “hënës së përgjakur“ që nga psikologët njihet si fenomeni i “Hënës Blu“, pasi mendohet që e sotmja të jetë dita më depresionuese e vitit.

Fiori Dardha, moderatorja e “Boom”, në postimin e saj te fundit ka bashkuar sfidën e “10yearschallenge” me fjalët motivuese që të gjithë duhet të dëgjojmë sot, në “ditën më demoralizuese të vitit”, ku motivimi vështirë të na gjendet lehtësisht.

Përbri një fotoje të shkrepur 10 vite më parë, Fiori e ka vënë theksin tek të qenit mirënjohës si një vlerë që duhet ta kemi të gjithë në vëmendje dhe se sa e rëndësishme është për këdo të mos djegë etapat e rritjes por t’i përjetojë secilën, siç duhet, në kohën e vetë. Rrëfimin e saj të plotë, lexojeni këtu poshtë:

Ne ju sugjerojmë që të njëjtën gjë të bëni sot dhe ju. Teksa të gjithë po flasin për ditën më depresionuese të vitit, me pak fjalë motivuese, mund të ktheni ditën tënde dhe të dikujt tjetër në më frymëzuesen. E kemi vetë në dorë ta ndjejmë pozitivitetin, por fillimisht duhet ta ndajmë njëherë me të tjerët për të krijuar atmosferën e duhur. Fiori e bëri të sajën.