Ajo adoptoi një qenush të vogël të racës Terrier Maltes të quajtur Oscar pak para Krishtlindjeve me bashkëshortin Justin Bieber.
Por Hailey Baldwin -e cila ka filluar të përdorë mbiemrin e bashkëshortit në mediat sociale – u kritikua pasi publikoi një video ku shihej duke tundur e shkundur qenin në Instagram.
Modelja 22-vjeçare publikoi videon me mbishkrimin “Mos u shqetësoni, atij i pëlqen”.