MATERIALI LATEX/ Si ta veshim trendin më “in” të këtij sezoni – AlpeGossip
MATERIALI LATEX/ Si ta veshim trendin më “in” të këtij sezoni

MATERIALI LATEX/ Si ta veshim trendin më “in” të këtij sezoni

Këtë sezon veshjet me shkëlqim i pamë kudo nëpër pasarela, nga materiali i latex- it tek plastika dhe vinyl- i. Por le të qëndrojmë tek ky i fundit, në javët e modës që lamë pas, markat e njohura përqëndruan të gjithë koleksionet e tyre tek ky material.

 

Vinyl- i deri më tani është konsideruar si një copë që përdorej në veshjet e kërcimtareve sensuale, por tani ky mendim ka ndryshuar tërësisht. Vajzat mund të mbajnë veshur vinyl pa u dukur aspak ekstravagante, përkundrazi për t’u dukur chic.

 

 

 

Veshjet në këtë material tashmë nuk janë vetëm pjesë e markave luksoze të modës, dyqane të tjera të njohura kanë nxjerrë në shitje arikujt e tyre prej vinyl- i. Xhizme, pardesy, xhaketa, funde të qepur me këtë material.

Vinyl- i është perfekt për stinën e shirave dhe kjo është arsyeja që e bën aq “in” në këtë sezon.

Për të kombinuar veshjet mjafton të frymëzoheni nga ikonat kinematografike të viteve ’90 ose vetëm nga Julia Roberts në filmin “Pretty woman”.