Aktorja bukuroshe që u bë e famshme nga seriali “Ç’ka ka shpija”, Fiona Gllavica është në pritje të ëmbël. E ftuar në “Prive”, Fiona dha lajmin e bukur të shtatzënisë dhe muajin kur bebi pritet të vijë në jetë.
“Do të bëhem nënë në fillim të korrikut ose në fund të qershorit”, u shpreh Fiona.
Fiona u martua me partnerin e saj në korrik të këtij viti dhe dasma e saj u komentua shumë.
Kujtojmë që Fiona njihet si Pajtesa nga seriali “Ç’ka ka shpija” që transmetohet në Kosovë.