BEBE REXHA TAKOHET ME AVA MAX/ Gjesti i tyre bën krenar gjithë shqiptarët – AlpeGossip
BEBE REXHA TAKOHET ME AVA MAX/ Gjesti i tyre bën krenar gjithë shqiptarët

BEBE REXHA TAKOHET ME AVA MAX/ Gjesti i tyre bën krenar gjithë shqiptarët

Dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max kanë arritur një sukses të madh në tregun ndërkombëtar me këngët e tyre që janë kthyer në hite. Dy këngëtaret e kanë shprehur gjithmonë mbështetjen për njëra- tjetrën dhe madje pak kohë më parë Bebe shprehu dëshirën që të bënte një bashkëpunim me Avën, Ritën dhe Dua Lipën.

Ndërkohë, së fundmi më në fund dy shqiptaret janë takuar me njëra-tjetrën. Ka qenë Bebe ajo që ka publikuar një foto ku shihet në krah të Avës ndërkohë që kanë bërë krenar të gjithë shqiptarët me gjestin e tyre.

Ava dhe Bebe në foto shfaqen duke bërë shqiponjën me duar duke treguar kështu plot krenari origjinën e tyre shqiptare për të cilën kanë folur hapur që në fillim të karrierës së tyre.