PAK PARA DASMËS/ Jonidën dhe Besnikun i gjen belaja (FOTO) – AlpeGossip
PAK PARA DASMËS/ Jonidën dhe Besnikun i gjen belaja (FOTO)

PAK PARA DASMËS/ Jonidën dhe Besnikun i gjen belaja (FOTO)

E ftuar në ‘Xing me Ermalin’, moderatorja Jonida Vokshi pranoi publikisht lidhjen me Besnik Krapin dhe dha lajmin e bukur se shumë shpejt do të martohej. Jonida gjithashtu pak ditë më parë e ftoi të fejuarin në emisionin e saj “Personale” ku folën për planet e dasmës që do të zhvillohet në shtator dhe gjithashtu zbuluan shumë të pathëna për lidhjen e tyre.

Ndërkohë sipas ‘Panorama Plus’, çifti i njohur ka nisur që tani organizimin e dasmës VIP që pritet të zhvillohet në Tiranë. Por miqtë e afërt të Jonidës dhe Besnikut kanë treguar se mes dyshes kanë nisur që tani diskutimet për vendbanimin si të martuar.  Ata ende nuk e kanë vendosur se ku do të jetojnë pasi të martohen duke qenë se Jonida karrierën e saj e ka në Tiranë ndërsa Besniku në Prishtinë.

Jonida dhe Besniku janë njohur në xhirimet e serialit të njohur ‘O sa mirë’, ku Jonida luante rolin e një vajze nga Tirana, ndërsa Besniku të një djali nga Prizreni.