SURPRIZË! Supermodelja është shtatzënë dhe e njoftoi në mënyrën më të ëmbël (FOTO) – AlpeGossip
SURPRIZË! Supermodelja është shtatzënë dhe e njoftoi në mënyrën më të ëmbël (FOTO)

SURPRIZË! Supermodelja është shtatzënë dhe e njoftoi në mënyrën më të ëmbël (FOTO)

Supermodelja Natasha Poly është shtatzënë! Përmes një foto në profilin e saj në “Instagram”, supermodelja ruse zbuloi se ishte në pritje të ëmbël. 33-vjeçarja  pozonte së bashku me vajzën e saj Aleksandra të shtrira në shtrat, e cila kishte vendosur duart në barkun e rrumbullakosur të së ëmës.

“Bebi numër 2” – shkruan krahas fotos modelja, duke mos dhënë detaje për gjininë e fëmijës.

Natasha Poly lidhi kurorë me biznesmenin Peter Bakker me 16 prill 2011, ndërsa solli në jetë fëmijën e saj të parë dy vite më pas, një vajzë që e pagëzoi me emrin Aleksandra Christina.