PREMTIMET MBAHEN! Pas kaq vitesh, Vesa Luma dhe Big Basta po sjellin një këngë së bashku (FOTO) – AlpeGossip
PREMTIMET MBAHEN! Pas kaq vitesh, Vesa Luma dhe Big Basta po sjellin një këngë së bashku (FOTO)

PREMTIMET MBAHEN! Pas kaq vitesh, Vesa Luma dhe Big Basta po sjellin një këngë së bashku (FOTO)

Megjithëse partnerë në jetë dhe kolegë në muzikë, të pakëta janë bashkëpunimet e Vesa Lumës dhe Big Bastës.

Të mos themi që këngët e tyre numërohen me gishtat e njërës dorë.

U bënë më shumë se 3 vite nga projekti i tyre i fundit i përbashkët, i titulluar “Boom” dhe fansat e kishin pritur prej kohësh një surprizë.

Lajmi i bukur është se Vesa dhe Big Basta e kanë mbajtur premtimin!

Duket se karantina e ka frymëzuar dyshen, e cila e ka përgatitur këngën e re dhe është gati ta lançojë.

Këtë e ka treguar vetë këngëtarja, teksa i është përgjigjur një ndjekësi në InstaStory:

“Një këngë me Big Basta duam ne, se të dy keni talent në fusha të ndryshme e do jetë super bombë.”-janë fjalët e fansit që Vesa ia kthen:

“Këtë këngë që na keni kërku aq gjatë, në në fund e kemi gati! Se nuk i harrojmë premtimet”

Ende nuk është bërë publike titulli i projektit apo një datë publikimi, ndaj duket se duhet të presim edhe disa ditë më shumë.