BARKU RRITET DITA-DITËS! Shtatzënia ka sjellë ndryshime të dukshme tek Olta Gixhari (FOTO) – AlpeGossip
BARKU RRITET DITA-DITËS! Shtatzënia ka sjellë ndryshime të dukshme tek Olta Gixhari (FOTO)

BARKU RRITET DITA-DITËS! Shtatzënia ka sjellë ndryshime të dukshme tek Olta Gixhari (FOTO)

Muajin që lamë pas, aktorja e njohur Olta Gixhari konfirmoi lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo po qëndron në Spanjë me partnerin, foton e të cilit e ka ndarë vetëm së fundmi në rrjete sociale.

Megjithatë, bukuroshja preferon të vazhdojë ta mbajë të fshehtë portretin e babait të fëmijës së saj.

Ende nuk dihet në cilin muaj të shtatzënisë është saktësisht aktorja, mirëpo në rrjete sociale nuk mungojnë tashmë fotot e shumta me barkun e rrumbullakosur.

Ndryshimet në trupin e aktores janë tashmë mëse të dukshme dhe barku i saj vazhdon të rritet dita-ditës.

Këto ditë, Olta ka shijuar pushimet në plazhet e Spanjës dhe në Instagram nuk kanë munguar fotot nga vendet e bukura.

Në pozën e fundit, aktorja shfaqet në një restorant buzë detit dhe sytë na shkuan menjëherë tek barku.

“Pushimet 2020”- shkruan Olta krahas postimit dhe jemi të bindur se për të janë pushimet më të bukura të jetës.

Aktorja ka rrëfyer më herët se po e shijon në maksimum shtatzëninë dhe ndihet e bekuar me dhuratën më të çmuar që i ka dhënë Zoti.

Megjithëse flet shpesh për shtatzëninë dhe përgatitjet e shumta, Olta ende nuk ka ndërmend ta zbulojë gjininë e bebushit dhe duket se do të na lërë kuriozë edhe për disa kohë.

View this post on Instagram

Mom and Dad ❤️❤️❤️

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari) on