Veshja është si një art më vete, ku në përgjithësi tregon botën e secilit dhe e karakterizon. Të krijuarit një stil tëndin është një nga pikat që të veçon nga të tjerët, dhe kështu bëhesh dhe inspirim për shumë të tjerë. Por nëse je dhe një personazh televiziv, atëherë investimi në atë që do të dukesh përpara gjithë publikut duhet të jetë i vazhdueshëm.
Gjatë kësaj jave sytë na panë veshje nga më të ndryshmet nga moderatoret shqiptare që mesa duket janë përkushtuar që të kenë një shfaqje sa më të kuruar në sytë e fansave të tyre.
Duke nisur që nga Marina me fustanin që na mori mëndjen, e deri tek Arbana me fustanin e bardhë që i jepte një pamje ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim.
Nuk e dimë për ju, por ne padyshim na pëlqeu Marina Vjollca. Jo vetëm që ngjyra e fustanit i shkonte, por edhe look-u teresor me flokët gjysëm të kapura na ëmbëlsuan mbremjen e së shtunës!
Më poshtë Alpegossip.al ju sjell disa nga moderatoret shqiptare dhe si u veshën ato gjatë javës që lamë pas
ALPEgossip.al