“DO SJELL CA ‘ZJARR’ SË SHPEJTI”/ Era Istrefi njofton të gjithë për projektin e ri – AlpeGossip
“DO SJELL CA ‘ZJARR’ SË SHPEJTI”/ Era Istrefi njofton të gjithë për projektin e ri

“DO SJELL CA ‘ZJARR’ SË SHPEJTI”/ Era Istrefi njofton të gjithë për projektin e ri

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi na ka bërë krenarë të gjithëve me sukseset e saj jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Megjithëse në moshë të re, ajo numëron hite në repertorin e saj dhe është një ndër këngëtaret më të preferuara nga publiku.

Prej disa kohësh na kanë munguar projekte të reja prej këngëtares, mirëpo Era ka premtuar se së shpejti do të vijë me surpriza.

Në një postim në InstaStory, ajo ka njoftuar se e ka gati një projekt të ri, të cilin do ta lançojë shumë shpejt.

Këngëtarja tregon se i kanë munguar fansat e saj, të cilëve do t’ua plotësojë dëshirën për një hit të ri.

“Më keni munguar gjithashtu njerëz. Do sjell ca ‘zjarr’ së shpejti, do t’ua bëj dëshirat realitet”- shkruan Era në postim.

Ajo nuk e ka treguar ende se kur do të publikohet dhe si do të titullohet kënga e saj e re, e cila jemi të bindur se do të ketë super sukses.

Jemi në pritje!