PAS DIVORCIT/ Megan Fox konfirmon lidhjen me reperin e njohur (FOTOT) – AlpeGossip
PAS DIVORCIT/ Megan Fox konfirmon lidhjen me reperin e njohur (FOTOT)

PAS DIVORCIT/ Megan Fox konfirmon lidhjen me reperin e njohur (FOTOT)

Pas disa javësh aludime, Megan Fox më në fund ka konfirmuar lidhjen e saj me reperin e njohur, Machine Gun Kelly. Lajmet për një lidhje të mundshme mes tyre qarkulluan pasi ata u panë disa herë bashkë në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërkohë që Fox ishte dhe protagonistja në klipin e fundit të këngëtarit.

Ditën e djeshme aktorja 34-vjeçare u pa së bashku me reperin në një bar në Los Angeles. Ata ishin kapur prej dore kur dolën jashtë lokalit dhe shkëmbyen disa puthje para se të largoheshin që aty.

Konfirimi i lidhjes së tyre vjen pasi ish-bashkëshorti i Megan, Brian Austin Green u fotografua me bjonden simpatike Courtney Stodden të shtunën.

Meghan dhe Brian qëndruan të martuar për 10-vite dhe aktori e konfirmoi ndarjen e tyre pak javë më parë në podcast-in e tij. Po ashtu ai komentoi në atë kohë edhe zërat që thonin se ajo ishte në një lidhje me Machine Gun Kelly, duke u shprehur se ishte i sigurtë që ishin vetëm miq. Megjithatë duket se vërteta është krej ndryshe.

Megan Fox dhe Brian Austin Green kanë qenë të martuar nga viti 2010 dhe kanë 3 djem: Noah, Bodhi, dhe Journey.