AGNESA VUTHAJ E KA NJË PASAARDHËSE/ Njihuni me mbesën e saj, një sozi dhe një yll i ardhshëm – AlpeGossip
AGNESA VUTHAJ E KA NJË PASAARDHËSE/ Njihuni me mbesën e saj, një sozi dhe një yll i ardhshëm

AGNESA VUTHAJ E KA NJË PASAARDHËSE/ Njihuni me mbesën e saj, një sozi dhe një yll i ardhshëm

Agnesa Vuthaj mund të mos ketë akoma familjen e saj, por e mbesa është një pasardhëse e denjë e bukurisë së një prej miss-eve historike shqiptare.

Në ditën botërore të fëmijëve, 33-vjeçarja postoi në Instagram disa foto me mbesën e saj, Tuana Vuthaj.

Të veshura të dyja me fustane të zinj, me flokët e lëshuar gështenjë, sytë e mëdhenj kaf dhe buzët e plota, Tuana duket si të jetë vajza e Agnesës.

Ngjashmërinë ia vunë në dukje edhe ndjekësit.

Nuk është hera e parë që Agnesa pozon me Tuanën.

Në janar, ajo shprehu krenarinë për mbesën e saj bukuroshe përmes një shërbimi fotografik ku gjithashtu ishin veshur ngjashëm, me ngjyra të lehta duke krijuar idenë e aurës së një ëngjëlli.