RRËFEHET PËR HERË TË PARË FIFI/ Zbulon arsyen pse u largua nga Max Production dhe… – AlpeGossip
RRËFEHET PËR HERË TË PARË FIFI/ Zbulon arsyen pse u largua nga Max Production dhe…

RRËFEHET PËR HERË TË PARË FIFI/ Zbulon arsyen pse u largua nga Max Production dhe…

Këngëtarja Fifi kohët e fundit është përfolur për një bashkëpunim me Flori Mumajesin. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar dhe foto mes tyre, të cilat dyshohet se janë nga videolipi më i ri i tyre. E ftuar mbrëmjen e djeshme në rubrikën ‘Dance with Graciano’ në emisionin ‘Mos i fol shoferit’, Fifi ka zbuluar disa detaje për projektet e ardhshme, ndër të tjera ka pohuar se ka dhe një super bashkëpunim, por e ka mbajtur të fshehtë artistin.

‘Realisht e kam një super bashkëpunim. S’dua ta tregoj njëherë sepse realisht nuk dua me i rrejt për projektet. Siç më ka ndodhur që kam thënë do dali bashkëpunimi me filanin dhe më ka dal pas 2 vjetëve. Pastaj kam dhe nja 4-5 këngë solo që do i punoj dhe do i nxjerr, tashmë si ‘freelancer’’, tha Fifi

Ndër të tjera, këngëtarja ka pranuar dhe që është larguar nga labeli Max Production, për të cilën u përfol kohë më parë. Ajo theksoi se gjithçka ndodhi në mënyrë paqësore dhe arsyeja ishte për të eksperimentuar sa më shumë.

‘Po jam larguar. Arsyeja e vetme është që unë jam si tip pakëz “freelancer”, që kam qejf të eksperimentoj me veten dhe këtë gjë s’ma lejonin. Ndoshta dhe s’është arsye, por realisht kisha nevojë t’i bëja gjërat e mia vetë. Gjithsesi, sot njerëzit po ndahen nga 15 vjet martesë. Unë thjesht i uroj shëndet dhe ju shtoftë puna’, rrëfeu Fifi.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit ishte në bashkëpunim me Mc Kreshën në ‘Kenga Magjike’, ku dhe fituan çmimin e dytë.