CARDI B E VESHUR NGA SHQIPTAR? Talenti i stilistit kalon kufijtë – AlpeGossip
CARDI B E VESHUR NGA SHQIPTAR? Talenti i stilistit kalon kufijtë

CARDI B E VESHUR NGA SHQIPTAR? Talenti i stilistit kalon kufijtë

Kohët e fundit nuk janë të pakta rastet kur të famshmit shqiptarë kanë korrur sukses në botë. Pas këngëtareve me emër si Rita Ora apo Dua Lipa, radha mesa duket i ka ardhur edhe stilistëve.

Më i fundit është Valdrin Sahiti, i cili tregoi për herë të parë në ‘Xing me Ermalin’ se kishte marrë një kërkesë nga reperja me famë botërore Cardi B.

Reperja i kishte shkruar në ‘Instagram’ duke i kërkuar një fustan.

‘Fillimisht kur më bëri follow nuk e besova, mendova se ishte llogari ‘fake’ siç ndodh rëndom, më vonë e konfirmova se ishte vetë Cardi B vërtetë’, tha Valdrini ndërkohë që Ermali pohoi faktit se në të ardhmen me shumë mundësi reperja e njohur do të vishet nga ai.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Sahiti bashkëpunon me emra ndërkombëtarë.

Para pak javësh në ‘BRIT’S AWARDS’, ai veshi dy nga këngëtaret e grupit ‘Little Mix’.