“BIG BROTHER VIP ALBANIA 2″/ Personazhi i parë mesa duket e zbuloi vetë pjesëmarrjen – AlpeGossip
“BIG BROTHER VIP ALBANIA 2″/ Personazhi i parë mesa duket e zbuloi vetë pjesëmarrjen

“BIG BROTHER VIP ALBANIA 2″/ Personazhi i parë mesa duket e zbuloi vetë pjesëmarrjen

Të gjithë presin me padurim nisjen e sezonit të dytë të “Big Brother VIP” e ndërkohë në rrjet kanë nisur të aludohen disa emra që mund t’i shohim brenda shtëpisë së famshme. Por një prej tyre duket se e ka zbuluar vetë. Bëhet fjalë për Ylli Limanin, një nga këngëtarët më të pëlqyer nga publiku.

Personazhi i parë që do shohim në Big Brother VIP Albania 2 mesa

Fansat kanë kërkuar që Ylli të jetë pjesë e festivalit të këngës për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, por me anë të një postimi në InstaStory, këngëtari i ka hedhur poshtë këto aludime dhe theksoi se nuk do të jetë pjesë e festivalit. Megjithatë duket se dha një lajm tjetër.

Personazhi i parë që do shohim në Big Brother VIP Albania 2 mesa

Ylli shprehu publikisht dhe dashurinë që ka për Arabna Osmanin. “Arbana Osmanin e kam zemër”, tha ai. Kaq duhej dhe në rrjet tashmë po përflitet se këngëtari mund të jetë pjesë e “Big BrotherVIP 2”.

Personazhi i parë që do shohim në Big Brother VIP Albania 2 mesa

Moderatorja ka ripostuar foton e Limanit duke iu përgjigjur krahas saj: “Ahaha edhe unë të dua shumë.”

Personazhi i parë që do shohim në Big Brother VIP Albania 2 mesa

Disa kohë më parë Ylli u pyet nëse do të ishte pjesë e shtëpisë së famshme dhe këngëtari shpreh se “ka frikë se fiton.”