Harrojeni puthjen në buzë të Ajsit me Drilonin! Moderatorja merr propozimin për fejesë nga partneri misterioz (FOTO) - AlpeGossip
Harrojeni puthjen në buzë të Ajsit me Drilonin! Moderatorja merr propozimin për fejesë nga partneri misterioz (FOTO)

Harrojeni puthjen në buzë të Ajsit me Drilonin! Moderatorja merr propozimin për fejesë nga partneri misterioz (FOTO)

Një javë me parë Ajsi Xhaxhaj na tregoi se tashmë është në një marrëdhënie dashurie edhe pse partnerin ende nuk na e ka prezantuar. E vetmja gjë që dimë është se emri i tij fillon me shkronjën: “B”.

“B” i famshëm ka surprizuar të dashurën e tij, Ajsi në ditën e lindjes së saj. Dhurata për moderatoren ishte një kuti në formë zemre me trëndafila të kuq dhe e veçanta ishin trëndafilat e bardhë me inicialet e tyre.

“Kur ditëlindja të bëhet akoma më e bukur nga gjysma tjetër e shpirtit. Ky njeri di si të më bëjë të qesh”, shkruan Ajsi, por na tregon edhe një unazë shumë të bukur, ku si duket ka marrë propozimin për fejesë nga “B” i famshëm.

Madje na zbuloi edhe urimin e tij, teksa e uron dhe i thotë se e do shumë. Sa bukur!