KJO MET GALA PASKA QENË PËR TË/ 4 veshje në tapetin e kuq, rikthehet Lady Gaga e vjetër – AlpeGossip
KJO MET GALA PASKA QENË PËR TË/ 4 veshje në tapetin e kuq, rikthehet Lady Gaga e vjetër

KJO MET GALA PASKA QENË PËR TË/ 4 veshje në tapetin e kuq, rikthehet Lady Gaga e vjetër

Tema e Met Galasë së këtij viti ishte: ekzagjerimi!
Diçka që Lady Gaga e ka bërë që prej fillimeve, madje u bë e famshme pikërisht sepse ekzagjeroi në një mënyrë siç askush s’e kishte bërë më parë.

Në tapetin e kuq të galasë në Muzeun Metropolitan të New York- ut, Lady Gaga riktheu kohërat e vjetra duke u shfaqur si dikur: me makeup të ekzagjeruar, fjongo në kokë dhe jo një, por katër veshje Brandon Maxwell!

Gaga hyri me këtë fustan gjigand rozë, shumë rozë

Pastaj doli se paskësh patur dhe një fustan të zi

Pastaj doli me një tjetër fustan rozë por kësaj here elegant

Dhe ne fund, u zhvesh në të brendshme!

Pas Gagës serioze, të veshur klasike për çmimet “Oscar”, desh e besuam se kohërat e ekzagjerimeve ishin harruar për ikonën e ekstravagancës.