DIETA AGJËRUESE 16:8/ Ja përfitimet që keni nga regjimi që ju lejon të hani 8 orë nga 24 – AlpeGossip
DIETA AGJËRUESE 16:8/ Ja përfitimet që keni nga regjimi që ju lejon të hani 8 orë nga 24

DIETA AGJËRUESE 16:8/ Ja përfitimet që keni nga regjimi që ju lejon të hani 8 orë nga 24

Të famshëm, ndikuesit e medieve sociale dhe jo vetëm po flasin të gjithë për një temë: dieta 16:8 një formë agjërimi me ndërprerje, të njohur edhe si dieta 8- orëshe. Ideja kryesore e këtij regjimi është të ngrënit ushqim  për 8 orë e 16 orët e mbetura të ditë-natës të mos fusni asgjë në gojë. Ky regjim ndihmon procesin e humbjes së peshës e deri tek ulja e rrezikut të sëmundjeve kronike.

E ngjashme me dietën 5:2 e ndjekur nga Jimmy Kimmel, ku hani çdo gjë që dëshironi pesë ditë në javë dhe konsumoni vetëm 500 kalori ose më pak në dy ditët e tjera dhe dieta për të cilën po flasim është një formë e modifikuar e agjërimit.

Në dietën 16:8, ju konsumoni çfarëdolloj ushqimi për 8 orë për shembull: 09:00-17:00 dhe pjesën tjetër të mbëtur kufizoheni vetëm në ushqim pasi pijet janë të lejueshme (rekomandohen ato pa sheqer të shtuar)

Asnjë ushqim nuk është i përjashtuar gjatë asaj kohe, por disa njerëz për të marrë përfitimet maksimale kufizohen në zgjedhjet e tyre.

Ky regjim që mbështetet në konceptin e agjërimi redukton stresin oksidativ në trup, gjë që mund të zvogëlojë inflamimin dhe rrezikun e sëmundjeve kronike.

Megjithatë ky lloj agjërimin ndikon në rritjen e kolesterolit LDL (lloji “i keq”). Agjërimi i vazhdueshëm mund t’ju bëjë të ndiheni të trullosur e përkundër faktit që shumica e entuziastëve të dietës 16: 8 pinë ujë gjatë periudhave të agjërimit, mund të mos jetë e mjaftueshme. E rëndësishme është të merrni të gjitha vlerat ushqyese për të cilat trupi ka nevojë dhe të dini se dieta duhet t’ju shndërrohet në një regjim të shëndetshëm ushqimor.