Grida Duma provoi trendin e “çmendur” të vetullave për 2018-ën dhe ia doli shumë mirë – AlpeGossip
Grida Duma provoi trendin e “çmendur” të vetullave për 2018-ën dhe ia doli shumë mirë

Grida Duma provoi trendin e “çmendur” të vetullave për 2018-ën dhe ia doli shumë mirë

Besojmë se ju kanë rënë në sy disa trende mjaft të çudtishme për vetullat këto kohët e fundit. Nga ngjyrosja e tyre me ngjyra të ndryshme, tek mos-përdorimi i piskatores për të ndarë dy vetullat nga njëra tjetra. Megjithatë, ka qenë një detaj që duket se i ka fiksuar të gjithë blogerët e makeup-it: Ngritja e qimeve të vetuallve sipër në mënyrë që të ngjajnë si “pendë zogu”.

***

Edhe pse në bazë të formës së vetullës dhe sasisë së qimeve që vajzat kanë në të, mund të ekperimentojnë ndryshe nga njëra tjetra, një politikane shqiptare “guxoi” ta përqafojë këtë çmenduri të stilit.

Është pikërisht Grida Duma, e cila mbrëmjen e djeshme, e ftuar në “Opinion” mori gjithë vëmendjen me vetullat e saj, qimet e së cilave ishin të ngritura sipër.

*** ***

Ky look padyshim e bënte më agresive në shikim Grida Dumën çka i jepte një pamje më seksi (duke qenë se ajo edhe në kompleks është një ndër gratë më të bukura të politikës e është komentuar gjithnjë për look-un e saj).

Tashmë që deputetja e PD-së e bëri për vete këtë trend dhe ia doli më së miri të ngjante siç duhet, mund ta provojmë të gjitha.