1 VIT MARTESË/ Këngëtari shqiptar dedikim për bashkëshorten (FOTO) – AlpeGossip
1 VIT MARTESË/ Këngëtari shqiptar dedikim për bashkëshorten (FOTO)

1 VIT MARTESË/ Këngëtari shqiptar dedikim për bashkëshorten (FOTO)

Një vit më parë këngëtari i grupit ‘NRG Band’, Besnik Qaka i dha fund beqarisë. Ai kurorëzoi me martesë lidhjen e tij të dashurisë disavjeçare me Lolita Begollin. Sigurisht që këngëtari dhe partnerja e tij nuk mund ta linin pa e kujtuar këtë ditë kaq të rëndësishme. Besniku ka publikuar në ‘Instastory’ një fotografi të bashkëshortes së tij dhe krahas saj ka shkruar: “Gëzuar përvjetorin! Të dua”. Duket se përvjetorin e parë të martesës, çifti i njohur kanë vendosur ta festojnë thjesht, në një darkë romantike me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se gjatë muajit mars Besniku dhe Lolita u bënë prindër për herë të parë dhe u bekuan me një vajzë të quajtur Una.