Ndahen çmimet për Festivalin Mbarëkombëtarë të Teatrove/ Triumfojnë Altin Basha dhe Dino Mustafiq (FOTO) – AlpeGossip
Ndahen çmimet për Festivalin Mbarëkombëtarë të Teatrove/ Triumfojnë  Altin Basha dhe Dino Mustafiq (FOTO)

Ndahen çmimet për Festivalin Mbarëkombëtarë të Teatrove/ Triumfojnë Altin Basha dhe Dino Mustafiq (FOTO)

Triumfojnë Reshat Arbana, Altin Basha dhe Dino Mustafiq në festivalin mbarëkombëtar të teatrove. Çmimet që u dhanë sonte u përzgjodhën nga Ndriçim Xhepa, (kryetar jurie) dhe anëtar Josif Papagjoni, Shkumbin Istrefi, Luli Bitri dhe Qendrim Rijani.
Mbrëmjen e kësaj të diele u ndan çmimet e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i shprehu dëshirën ministres së Kulturës, e pranishme në sallë, që këtë festival ta kthejë të përvitshëm. Pas prezantimit në skenë nga data 23-30 shtator të 14 trupave teatrore nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi nëntë çmimet që u dhanë sonte u përzgjodhën nga Ndriçim Xhepa, (kryetar jurie) dhe anëtar Josif Papagjoni, Shkumbin Istrefi, Luli Bitri dhe Qendrim Rijani.

Çmimi “Aktori i ri më i mirë” u dha për Kristian Koroveshin, ndërsa çmimi për aktoren më të mirë shkoi për Hajat Toçilla. Çmimi “Kostumogafia më e mirë”, shkoi për Sofi Kara tek “Meda” dhe “Kostumogafia më e mirë”, për Sofi Kara tek “Medea”.

“Aktori joprotagonist më i mirë për” Shkëlzen Veseli tek shfaqja Kalogula si dhe çmimi “Aktorja joprotagoniste më e mirë”, për Gresa Pallaska tek shfaqja “Ata që ikin”. Çmimi për “Aktorin protagonist më të mirë” shkoi për aktorin Reshat Arbana tek “Babai”.

Faleminderit shumë, është hera e parë që në 50 vite jetë artistike marrë një ccmim. Të them të drejtën kam bërë një rol që më ka lodhir shumë. Në këtë simbol që po më jepet sot do kujtoj vuajtjet. E kam lënë tre herë dhe vetëm regjisori Spiro Duni më ka bërë të mos e lë.

Reshat Arbana, aktor
Çmimet për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove:

1. Çmimi “Aktori i ri më i mirë” u dha për Kristian Koroveshin tek shfaqja “Medea”.
2. Çmimi “Aktorja e re më e mirë” është Hajat Toccilla.
3.Çmimi “Kostumogafia më e mirë”, për Sofi Kara tek “Meda”.
4.Çmimi “Skenografia më e mirë”, Mentor Berisha tek shfaqja “Ata që ikin”.
4.Çmimi “Skenografia më e mirë”, Mentor Berisha tek shfaqja “Ata që ikin”.
5. Çmimi “Aktori joprotagonist më i mirë për” Shkëlzen Veseli tek shfaqja Kalogula.
6. Çmimi “Aktorja joprotagoniste më e mirë”, për Gresa Pallaska tek shfaqja “Ata që ikin”.
7. Çmimi për “Aktorin protagonist më të mirë”, Reshat Arbana tek “Babai”.
8. Çmimi për aktoren me të mirë protagoniste e mori Liiza Xhuvani
9. Çmimi special i karrierës shkoi për Roza Anagnostin.
10. Çmimi “Regjia më e mirë”, Altin Basha tek “Gomari i babatasit”.
11.Çmimi “Shfaqja më e mirë” shkoi për “Vdekja e Dantonit” me regji te Dino Mustafiq.