ZYRTARE/ Çifti i famshëm i telenovelave i jep fund martesës shumëvjeçare – AlpeGossip
ZYRTARE/ Çifti i famshëm i telenovelave i jep fund martesës shumëvjeçare

ZYRTARE/ Çifti i famshëm i telenovelave i jep fund martesës shumëvjeçare

Tashmë është një lajm zyrtar por aspak i këndshëm për fansat e kësaj dysheje fantastike! William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare.

Ky lajm ka shtangur të gjithë fansat e tyre. Ka qenë vetë aktori i mirënjohur, William Levy ai i cili ka dhënë lajmin e papritur.

Aktori ka publikuar një status në Instagram, ku ndër të tjera shkruan se së bashku me Elizabeth do të vazhdojnë të jenë prindërit më të mirë për fëmijët e tyre.

“Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, -shkruhej në postim.

Por aktori ka habitur sërish. Ai ka fshirë këtë postim pas disa minutash, ku më pas ka shpërndarë një tjetër Instastory:

“Jam gati për kapitullin e ri në jetën time!

Nga ana tjetër, aktorja e njohur nuk ka bërë asnjë reagim.

Dy aktorët janë mjaft të pëlqyer dhe të dashur nga fansat e tyre. Për publikun shqiptar Elizabeth Gutiérrez u bë e njohur me rolin e Analia-s në serialin “El rosto de Analia”.

Nga ana tjetër, William Levy ka luajtur në shumë seriale dhe padiskutim vijon të jetë një ndër aktorët më seksi të telenovelave meksikane.