Flokët e gjatë janë trend i përhershëm dhe shumë i pëlqyer nga masa. Sado eksperimente të bëjë një femër me pamjen sërish dëshira për rikthim tek flokët e gjatë është e madhe. Për të gjitha ju që dëshironi të keni gjatësinë e dëshiruar tek flokët duhet të keni parasysh disa këshilla, të cilat janë përfshirë në një artikulli të ‘Cosmopolitan’.
Prijini flokët shpesh duke ju dhënë mundësinë të zgjaten. Largimi i majave të djegura ndikon shumë në zhvillimin e shëndetshëm të flokut.
Mos e lani flokun me shampo çdo ditë. Nuk e keni idenë sa ndikojnë kimikatet në lëkurën e kokës dhe rritjet e flokëve.
Shpërlajeni flokun me ujë të ftohtë pas çdo dushi.
Çdo javë bëni maskë për flokët tuaj.
Krihi flokët me butësi.