“PO JU MËSOJ GJERMANISHT”/ Mozzik ironizon kolegët (FOTO) – AlpeGossip
“PO JU MËSOJ GJERMANISHT”/ Mozzik ironizon kolegët (FOTO)

“PO JU MËSOJ GJERMANISHT”/ Mozzik ironizon kolegët (FOTO)

Mozzik është gjithmonë e më shumë aktiv në tregun muzikor. Edhe pas largimit nga vendlindja drejt Zvicrës për të jetuar me bashkëshorten, karriera muzikore e tij dhe Loredanës ka vazhduar të ecë përpara. Së fundmi shumë klipe dhe këngë të tij kanë arritur sukses të madh brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në këtë valë pune dhe projektesh, Mozzik nuk harron të flasë për gjëra që e bezdisin rrotull vetes.

Me anë të një postimi në ‘InstaStory’ ai ka ironizuar kolegët e tij duke lënë të kuptohet se diçka nuk shkon mirë. “Avash avash po jua mësoj gjermanishten artistëve shqiptarë”,-shkruan ai.

Duke marrë parasysh faktin që gjuha gjermane po bëhet gjithmonë e më tepër pjesë e këngëve shqiptare, sidomos atyre rep, Mozzik ka reaguar në këtë mënyrë. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që reperi flet në mënyrë ironike për kolegët, madje disa herë deklaratat e tij kanë hapur debate publike