“I THUA QË E DUA DHE MË MUNGON”/ Morena Taraku prek me dedikimin për nënën e ndjerë (FOTO) – AlpeGossip
“I THUA QË E DUA DHE MË MUNGON”/ Morena Taraku prek me dedikimin për nënën e ndjerë (FOTO)

“I THUA QË E DUA DHE MË MUNGON”/ Morena Taraku prek me dedikimin për nënën e ndjerë (FOTO)

Një ndër emrat më të njohur të ekranit, është ai i Morena Tarakut. Ajo është mjaft aktive dhe ndan shpeshherë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale.

Së fundmi, nëpërmjet një fotoje të publikuar në InstaStory, ajo ka treguar sa shumë ia ndien mungesën nënës së saj, e cila ka ndërruar jetë para shumë vitesh.
Morena në çdo festë i dedikon asaj fjalët më emocionuese, për t’i thënë se sa shumë e ka marrë malli.

Sot me rastin e 8 marsit, Taraku ndau një imazh të qiellit, krahas së cilës shkruante:

“Nëse trëndafilat rriten në qiell, Zot të lutem zgjidh një tufë për mua. Vendosi në krahët e nënës sime dhe i thuaj që janë nga unë. I thuaj që e dua dhe më mungon. Urime dita e nënave”, shkroi këngëtarja duke e shoqëruar me ‘emojin’ –  nënë e bijë duke u përqafuar.

Ndërkohë përsa i përket karrierës së saj, së fundmi ka lançuar bashkëpunimin e parë me reperin e njohur shqiptar, Feron. Kënga e tyre e publikuar para një muaji mban titullin “Money”.

Në secilën pjesë të videoklipit, ata shfaqen të kombinuar në veshje me njëri-tjetrin teksa repojnë dhe duket një dyshe super cool.