“E FESTOFSH NË DHE”/ lsa Muhameti i kthehet keq ndjekëses dhe ka dy fjalë për të gjitha gratë – AlpeGossip
“E FESTOFSH NË DHE”/ lsa Muhameti i kthehet keq ndjekëses dhe ka dy fjalë për të gjitha gratë

“E FESTOFSH NË DHE”/ lsa Muhameti i kthehet keq ndjekëses dhe ka dy fjalë për të gjitha gratë

8 Marsi njihet si ‘Dita e Gruas’ në të gjithë botën. Në këtë ditë të shënuar, emra të shumtë të botës së skenës dhe ekranit kanë uruar dhe kanë përkujtuar të dashurat e tyre.

Ndërkohë, ka dhe nga ata që këtë ditë kanë zgjedhur që të shfryjnë inadet.

Një rast i tillë i ka ndodhur autores së “Për’puthen”, Olsa Muhametit. Ajo ka publikuar në InstaStory një mesazh që i ka ardhur nga një grua, e cila ndër të tjera i ka shkruar:

“8 marsin tjetër e hëngsh në dhe”.

Nga ana tjetër, Olsa ka reaguar duke e bërë publik këtë mesazh, krahas së cilit ka shkruar:

“Doja shumë të festoja këtë 8 mars, por ne vajzat dhe gratë jemi të parat që nuk duam njëra-tjetrën. 8 marsin tjetër e hëngsh në dhe, nuk di Zot i madh mëshirë. Kjo është  një grua se di a është nënë, e shihe pak me çfarë urrejtje ka ndaj meje, nuk më njeh fare po fare”, shkruan Olsa.

Ajo ka publikuar po ashtu disa video ku komenton këtë rast dhe nëpërmjet tij jep një mesazh për gratë.

“Para se të na japin të drejtat burrat, mbi të gjitha duhet që të duam njëra-tjetrën dhe mos gjykoni një vajzë apo një grua që nuk e njeh fare. Ti nuk e di se si kam ardhur unë deri këtu, ti nuk e di jetën time. Të duam një herë njëra-tjetrën, ky është 8 Marsi jonë”, ka thënë në vazhdim Olsa.