DASMA E BUJSHME/ Martohet DJALI i Kryebashkiakut shqiptar: Aheng dhe valle (FOTO) – AlpeGossip
DASMA E BUJSHME/ Martohet DJALI i Kryebashkiakut shqiptar: Aheng dhe valle (FOTO)

DASMA E BUJSHME/ Martohet DJALI i Kryebashkiakut shqiptar: Aheng dhe valle (FOTO)

Lapidari i biri i kryetarit të Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovcit, mbrëmë i ka dhënë fund beqarisë. Ai dashurinë e tij e kurorëzoi me bukuroshen Arlinda Alshiqi.

Në gëzimin e madh të familjes Lladrovci, kishte edhe mysafirë të shumtë. Në mes miqve të Lladrovcit në dasmën e djalit ishte edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, deputetja e Kuvendit Blerta Deliu-Kodra, këngëtarja Leonora Jakupi e shumë fytyra të tjera publike.

Megjithatë, i pari i Drenasit tha që nuk ka pasur mundësi t’i ftonte të gjithë në dasmën e djalit. “Sonte, ishte e pamundur t’i kemi në dasmë krejt ata që kemi pasur dëshirë t’i ftojmë, sepse janë shumë, në të gjitha trojet shqiptare. I kujtojmë sonte me respekt, të gjithë ata që u gjendën pranë nesh që bashkëvepruan dhe ishin në radhën e çlirimtarëve e që nuk janë fizikisht me neve”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij “Facebook”, duke shtuar se dasma e Lapidarit dhe Arlindës është ngjarje me kuptim e vlerë në familjen e tij.

Ramiz Lladrovci gjatë festës gjeti kohë përmes “facebook-ut” t’i falënderojë miqtë e rinj dhe ata që e uruan për martesën e djalit. Kujtojmë se Lapitar Lladrovci është futbollist i ekipit “Trepça ‘89”. Ai me bukuroshen Arlinda Alshiqin janë fejuar vitin e kaluar.