Rrëfimi i rrallë i Marios për Kim Kardashian: Si u takuam dhe refuzimi – AlpeGossip
Rrëfimi i rrallë i Marios për Kim Kardashian: Si u takuam dhe refuzimi

Rrëfimi i rrallë i Marios për Kim Kardashian: Si u takuam dhe refuzimi

10 vite më parë nisi miqësia mes artistit të makijazhit, Mario Dedanoviç dhe Kim Kardashian dhe prej takimit të tyre të parë, mes tyre lindi një “dashuri” nga ana profesionale.

Historinë sesi është njohur me Kim, Mario e ka bërë vetë publike me një postim në “Instagram”, ku publikoi një faqe të kalendarit të tij të datës 5 prill 2008. Kjo ishte dita kur do të realizonte foto për Kardashian.

“Ky është kalendari im nga vitit 2008, 10 vite më parë, më 5 prill takova Kim Kardashian në realizimin e një sesioni fotografik. Pothuajse nuk e pranova të punoja për Kim, pasi punoja për Fox duke realizuar disa makijazhe shtesë në fundjavë për të fituar disa dollarë më shumë. Në atë kohë isha një artist makijazhi për 8 vite në Nju-Jork, duke ndërtuar një eksperiencë dhe duke paguar detyrimet e mia. Martësa, editoriale, televizion, klientë personale, asistim. Kisha nisur të punoja me disa këngëtare dhe aktore në atë kohë dhe kur takova Kim, nisa të punoja shpesh me të.

 

Ideja e një ylli të “reality-show”-t ishte e re në atë kohë. Unë kisha një agjent që më paralajmëroi të ndaloja së bashkëpunuari me Kim menjëherë. Ai më tha se nëse do të vazhdoja kështu do të shkatërroja gjithçka dhe karriera ime do të përfundonte brenda një apo maksimumi dy vitesh. Më thanë që e gjithë puna dhe përpjekjet e mia do të shkonin dëm. A do të ulesha dhe të shqetësohesha për atë që industria e elitës do të mendonte për mua dhe të përpiqesha të futesha në mykun e tyre?

Unë refuzova. Vendosa të vazhdoj bashkëpunimin me Kim sepse ma ndjente zemra që çdo gjë ishte në rregull. Shpesh më thoshin: “Paç fat Mario, sepse nuk do të realizosh kurrë një kover të “Vogue” për të”.

Në të njëjtin postim, ai bashkëngjiti të gjitha revistat e “Vogue” në të cilat ka bashkëpunuar me Kim.

“Kurrë mos lejo që dikë që të diktojë trajektoren e jetës dhe karrierës suaj. Dekadën e kaluar me Kim ka qenë i pabesueshëm. Ne jemi rritur së bashku, vendosim trendet e reja, frymëzojmë dhe ndikojmë në industri. Përmes të gjitha arritjeve të saj në botë, ajo më ka marrë gjatë rrugës së suksesit dhe ndikuar shumë në jetën time në mënyrë më të mirë, duke më ndihmuar të arrij suksesin e pashembullt si një artist makijazhi për të famshmit. Unë jam shumë i emocionuar që më fund të njoftoj se më 5 prill 2018 – saktësisht 10 vite pasi u takuam – bashkëpunimin tonë #KKËxMARIO”.

Ky rrëfim ka një mesazh shumë të fortë për të gjithë ata që duan të jenë të suksesshëm: Dëgjoni mendjen dhe zemrën tuaj dhe vazhdoni përpara me kurajë! Shumë njerëz rreth jush mund t’ju kenë zili për vlerat që keni.