Stresi tregon historinë e “arratisjes” nga policia: Ja si mbeta në mes të dëborës me Kejsin… – AlpeGossip
Stresi tregon historinë e “arratisjes” nga policia: Ja si mbeta në mes të dëborës me Kejsin…

Stresi tregon historinë e “arratisjes” nga policia: Ja si mbeta në mes të dëborës me Kejsin…

Lajmi se Stresi ishte fejuar dhe kishte tre vite e gjysmë në një lidhje, ishte një surprizë për fansat e reperit. Nuk zgjati shumë dhe Stresi njoftoi se kishte lidhur kurorë me partneren e tij Kejsi dhe së shpejti do të organizojnë dasmën e madhe. Por dashuria e tyre nuk ka qënë dhe aq e thjeshtë, pasi siç Keisi tregon, ishin ata të dy kundra botës, pasi familjet nuk ishin dakort për këtë lidhje.

Babi kishte zbuluar rastësisht në telefonin tim foto me Stresin, por unë për të qetësuar gjendjen i thashë që jemi ndarë dhe që ka ikur në Spanjë, pasi në atë kohë ai iku vërtet në Spanjë. Në të vërtetë ne vazhduam dhe e mbajtëm të fshehtë pasi unë nuk isha gati të tregoja çdo gjë në familje. Dhe kur dolën fotot ata mendonin që ne i kishim ndërprerë marrëdhëniet, prandaj ju erdhi e papritur. Ndërsa ne ishim akoma bashkë dhe takoheshim te kati -2 në pallat. Mamit ia tregova të parës kur dolën fotot, madje ishim në makinë dhe i thashë ‘ndaloje se kam një lajm’. Ajo u mërzit sepse nuk e priste dhe më shumë për faktin që u bënë gjërat aq publike, sepse me Arkimedin nuk kishte asgjë. Unë jetoja jashtë, lidhje me rrjetet nuk kisha, por ne përfituam nga ai rast për ta pranuar që ishim bashkë.” – tregon Kejsi për revistën “Who”.

Kejsi ishte zhvendosur në Kanada për të ndjekur studimet, ndaj për ta ishte shumë e vështirë për të mbajtur lidhjen në distancë. Zgjidhja e vetme ishin takimet e shpeshta në Europë. Mirëpo Stresi rrëfen një histori të veçantë, gjatë kohës që ishte shpallur në kërkim kishte qëndruar përreth dy javë në arrati me Kejsin.

Madje ka ndodhur edhe që jemi arratisur të dy. Unë do nisesha për koncert në Greqi kur më telefonon babi dhe më thotë që isha në kërkim. Marr makinën bashkë me Kejsin dhe ikim. Mbaj mend që ishte dëborë e madhe dhe ikëm për në Tropojë, madje më ka ikur makina dy herë nga duart sepse rrëshqiste. Asnjë nuk futej në atë rrugë, por unë u futa dhe ngeca. Policia më kërkonte unë kisha ngecur në dëborë. Disa njerëz më njohën dhe e dinin që isha në kërkim, por më ndihmuan duke vënë zinxhir te gomat dhe ndenjën me ne. Problemi në këtë mes ishte babai im. Ai më bërtiste pse e kisha marrë me vete gocën (Kejsin) dhe nuk pranonte ta takonte atë sepse familja e saj nuk dinte gjë.” –tregon Stresi.

“Kjo ka qenë hera e parë që unë kam ardhur në Shqipëri për ta takuar dhe aty kam kuptuar që e dua vërtetë. Unë isha veshur shumë trashë sepse bënte shumë ftohtë, ndërsa Stresi kishte vetëm me një pulovër dhe atlete. Del nga makina dhe mundohet të heqë dëborën që kishte ngecur në rrota me duar. Unë doja ta ndihmoja, por ai nuk më la të dal nga makina për asnjë moment, më thoshte të rrija ngrohtë brenda. Kur hyri në makinë kishte ngrirë, ishte shumë i ftohtë dhe nuk më lejonte ta prekja, sepse kishte frikë mos ftohesha unë. Aty kuptova sa i kujdesshëm ishte për mua.” – përfundoi Kejsi.