Boll besuat në këto 3 mite rreth bukurisë! – AlpeGossip
Boll besuat në këto 3 mite rreth bukurisë!

Boll besuat në këto 3 mite rreth bukurisë!

Mitet rreth bukurisë që do të lexoni më poshtë, i dëgjoni aq shumë sa me gjasa keni filluar t’i praktoni sepse i bësoni për të vërteta.

1. Produketet e duhura do të zhdukin poret nga fytyra juaj.

Ato që betohen teksa ua thonë këtë, ju gënjëjnë. Pavarësisht se në treg ka qindra produkte që premtojnë se mund të fshinë ose zhdukin poret tuaja, është e pamundur. Poret janë pjesë strukturore e lëkurës suaj dhe është e pamundur të zhduken përfundimisht. Hera herës ato shfaqen më shumë në fytyrë pasi irritohen, baza e tyre është gjenetike dhe s’mund të hiqen kurrsesi.

2. Prerja e shpeshtë e majave të flokëve i bën ato të zgjaten më shumë.

Prerja e shpeshtë e flokëve ndihmon në flokë më të shëndetshëm, por s’ka asnjë lidhje me rritjen e tyre. Majat e djegura do të zhduken gjithashtu, por proçesi i rritjes nuk do të përshpejtohet.

3. Pasta e dhëmbëve ndihmon në pastrimin e akneve

Të gjithë e kemi një shok që betohet se e përdor pastën e dhëmbëve për krem kundër puçrrave dhe se jep gjithnjë rezultat. Realiteti? E gjithë kjo është gjetje shumë e ashpër për fytyrën tuaj, përveç dëmtimeve që shkakton.

 

Ky mit u bë shumë popullor pasi një pastë dhëmbësh është në sirtarin e gjithsecilit dhe duke qenë se ka elementë anti-bakterialë njerëzit mendonin të hiqnin aknet me të. Kujdes, pasi një trajtim i tillë mund t’ju çojë në infeksione, acarim dhe prishjen e pH të lëkurës.