KENI FLOKË TË THATË DHE TË ASHPËR?/ Ja disa zgjidhje të efektshme... - AlpeGossip
KENI FLOKË TË THATË DHE TË ASHPËR?/ Ja disa zgjidhje të efektshme…

KENI FLOKË TË THATË DHE TË ASHPËR?/ Ja disa zgjidhje të efektshme…

Ka sezone kur flokët tuaj janë shumë të butë dhe me shkëlqim, por ka dhe raste kur janë shumë të ashpër dhe të thatë. Gjatë vjeshtës sidomos në muajin tetor flokët tuaj fillojnë të humbasin lagështinë për shkak të niveleve më të larta të ndotësve të pranishëm në ajër. Megjithatë ka zgjidhje shumë të efektshme edhe për këtë.

Vaj kokosi

Ky është i vetmi vaj që mund të zbusë flokët tuaj dhe të shtojë lagështinë në skalp.

Kos

Nuk duhet të mendoni për trajtime të shtrenjta flokësh, spese zgjidhjen mund ta gjeni në kuzhinën tuaj. Nëse filloni të përdorni kos, do ta ndjeni ndryshimin brenda dy ose tre ditësh. Nëse nuk doni ta përdorni çdo ditë, mund ta përdorni një herë në javë.

Lani flokët me qumësht të ftohtë një herë në javë për t’i pasur flokët të fortë dhe të shëndetshëm.

Filloni të përdorni shampo fëmijësh

Shpeshherë duhet të bëni ndërrim të shampos nëse keni probleme me flokët. Në të tilla rastesh duhet të gjeni një shampo që nuk është shumë e fortë për flokun tuaj. Nëse përdorni për një javë një shampo të re do të ndjeni menjëherë ndryshimin.