LUANA VAZHDON PUNËN/ Por nuk e tregon se çfarë po “gatuhet” kësaj here… (FOTO) – AlpeGossip
LUANA VAZHDON PUNËN/ Por nuk e tregon se çfarë po “gatuhet” kësaj here… (FOTO)

LUANA VAZHDON PUNËN/ Por nuk e tregon se çfarë po “gatuhet” kësaj here… (FOTO)

Teksa ndjekësit presin ndonjë të re nga Luana dhe sezoni i ri televiziv, moderatorja ka vendosur t’i konfuzojë ca më shumë. Ama ka treguar se gjithë kohës është duke u marrë me punë, në mos me programin e saj “Shiko Kush Luan”, por me muzikë.

Vjollca ka ndarë mbrëmjen e kaluar një foto ku shihet duke xhiruar një këngë, krah së cilës ka shkruar: “Thuaje”.

Ajo ka treguar se ndodhet në Kosovë, por duke mos shtuar asnjë detaj tjetër.

Jo më larg se 2 ditë më parë, Luana pyeti ndjekësit e saj se çfarë ka të re, por ata iu përgjigjën me pyetje: A do të nisë sezoni i ri i ‘Shiko kush luan’?/revistawho.com